Epilogu

Stërmbesa e Skënderbeut bën urimin special pë festën e Pavarësisë

Stërmbesa e heroit kombëtar, Gjergj Kastriot, Skëndërbeun ka uruar në rrjete sociale festën e 28 Nëntorit.

Krah një fotoje me familjarët e saj duke realizuar simbolin e shqiponjës Sophie ka uruar shqiptarët.

Vajza 20 vjeçare është  mjaft e talentuar në muzikë dhe në fushën e aktrimit.

Sofia gjithmonë është shprehur krenare për origjinën e saj. Gjaku i saj  rrjedh direkt nga djali i Gjergj Kastriot Skënderbeut, nga Gjoni, nipi Ferrante dhe stërnipi Pardo dhe stërstërnipi  Federico.

Sophie Castriota është gjenerata e 14-të e fisit të kastriotëve.  Ajo jeton  në Brisbane të Australisë.

Sophie ka treguar kohë më parë  se nëna e saj është duke punuar për një film artistik mbi jetën e Skëndërbeut.   /Gazeta Express/

Exit mobile version