Aksionet e fundit të Qeverisë Kurti, shumëkush i ka parë si spektakël para zgjedhjeve. Strategjinë e njëjtë duket se e ka përdorur edhe Aleksandër Vuçiq para zgjedhjeve në Serbi. Fillimisht e ka përdorur tonin e ashpër e nacionalizmin e pastaj pas zgjedhjeve zbatimin e targave dhe energjisë në Veri.
Njësoj, strategjia e Kurtit dhe VV-së do të shkojë në këtë drejtim. Duke mos patur se me çka të krenohen në sferën e ekonomisë, arsimit, shëndetësisë, investimeve kapitale, diplomacisë e drejtësisë, karta e vetme iu ka mbetur nacionalizmi.
Veprimet e fundit sikurse me dinarin edhe me strukturat paralele nëpër komunat e ndryshme në Kosovë i paraprijnë Autonomisë Politiko-Territoriale të pranuar nga Qeveria Kurti.
Burimet tona kanë treguar se VV ka synim që të përdorë kartën nacionaliste deri në ditën e zgjedhjeve për të ruajtur fuqinë elektorale dhe për të tërhequr vëmendjen nga dështimet spektakulare në secilën fushë të qeverisjes.