Epilogu

Strategjia e Zahir Pajazitit për ta likuiduar milicin Sredoje Radoviq e priti me snajper tek penda e Batllavës

Aktygjikmi i vitit 1997 të GJYKATËS SË QARKUT NË PRISHTINË. Kolegji ishte në përbërje nga gjyqtari Dragolub Zdravkoviq, si kryetar i kolegjit, gjyqtarit Sadik Topalli dhe gjyqtarëve porotë: Radulle Perunoviq, Borisllav Gjuroviq dhe Velimir Jovanoviq.
Në këtë vendim politik u dënuan 18 shqiptarë për shkak të “veprave penale nga neni 125 të LPJ, lidhur me nenin 139 al. 2 lidhur me al. l të LPJ, lidhur me nenin 136 al. l dhe 2 të LPJ”, siq thuhej në ligjet e Serbisë/Jugosllavisë së kohës.


Po ju sjellim pjesë nga aktgjykimi ku përmendet edhe Heroi i Kombit Zahir Pajaziti.

Me iniciativen e Zahir Pajazitit gjatë vitit 1993, ka hy në organizatë dhe ka marr pseudonimin “Behluli”menjëhrë është kyq në punën aktive ashtu që nga viti 1993 e deri në muajin prill të vitit 1997 ka përfituar për punë në antarësim të akuzuarin Agim Makollin, tani të ndjerin Januz Zenelin, Smajl Sejdiun dhe Sabit Monin, me të cilët si dhe Zahir Pajazitin ka mbajtur mbledhje në të cilat mbledhje kanë planifikuar kryerjen e akcioneve terroriste dhe likuidimin e shumë personave, ashtu që me Dt. 27.04.1997, në shtëpinë e vete në fshatin Ballaban së bashku të akuzuarin Agim Makollin, tani të ndjerin Januz Zenelin, Fahri N dhe me një person të panjohur kanë planifikuar ditën e ardhshme likudimin e shumë personave nga Prishtina dhe fshatërat Dyz, Koliq dhe Brain dhe atë njëfar Ganiun, pylltarin Nazmi Rustemin dhe Azem N.

Disa pjesëtarë të SPB në Prishtinë si dhe disa persona – shqiptarë prej këtyre vendeve, pastaj me qellim të kryerjes së planeve të më parshme për likudim, në fund të vitit 1993 së bashku me Zahir Pajazitin dhe të akuzuarin Isak Shabanin, të armatosur me revolver, Zahiri me sjanper ndërsa i akuzuari Isak Shabani me pushkë automatike kanë vendos pritë në afërsi të pendës së liqenit të Batllavës me qëllim që ta likuidojnë Sredoje Radoviq, Polic në PBD në Podujevë, të cilin akcion nuk e kanë kryerë sepse automjeti me personin e përmendur nuk ka ardhur.

Exit mobile version