Epilogu

Studimi i Akademisë së Shkencave: Shqiptarët ngjajnë gjenetikisht me grekët, jo me turqit

TIRANË– Shqiptarët dhe arbëreshët vijojnë të kenë lidhje të forta gjenetike, ndonëse kanë kaluar pesë shekuj kur kjo popullsi u vendos në jug të Italisë. Kështu shkruan ABC, referuar një studimi të bërë së fundmi nga Akademia e Shkencave. Sipas studimit, popullata shqiptare ka lidhje AND-je edhe me pjesën veriore të Greqisë.

“Lidhjet gjenetike midis popullatës shqiptare dhe popullatës shqiptare që jetojnë jashtë vendit, sidomos popullatat arbëreshe në jugun e Italisë vazhdojnë që të kenë lidhje të forta gjenetike. Nga ana tjetër janë vërejtur lidhje sic pritet me pjesën veriore të popullatës të Greqisë. Kjo është e pritshme sepss sipas skenarëve të përcaktuar nga studime të tjera del që proceset migratore kanë qenë në këtë,”- thuhet në studim.

Studiuesi Ilia Mikerezi shprehet për ABC se në nivelin molekular nuk është vërtetuar një gjë e tillë. Ai shton se studiuesit e Akademisë së Shkencave synojnë që të zbulojnë në të ardhmen më shumë për lidhjen gjenetike me ilirët për shkak se ende nuk ka studime të AND-së.

“Studime janë bërë shumë të kësaj natyre, këto që thuhen janë në nivelin popullor. Kur flasim për lidhjet gjenetike flasim në nivelin molekular, te ADN. Sigurisht nëse flasim për lidhje të tilla, i kemi në zonën e Ballkanit. Për lidhjet me ilirët në nivelin molekular, atë të ADN ne ende nuk kemi, ky është një bga synimet. Janë punë të vështira për tu kryer por kjo synohet që në një kohë jo shumë të largët të kemi të dhëna të kësaj natyre,”- thotë Mikerezi.

Exit mobile version