fbpx
LajmeShëndeti

Studiuesit kanë identifikuar disa mutacione të virusit që shkakton COVID-19

Studiuesit në SHBA dhe në Mbretërinë e Bashkuar kanë identifikuar qindra mutacione të virusit që shkakton sëmundjen COVID-19.

Mirëpo, ende askush nuk e ka vërtetuar se çfarë do të thotë kjo për përhapjen e virusit në popullatë dhe sa efektive mund të jetë.

Shtrohet pyetja se cila nga këto mutacione ndihmojnë për të ndryshuar ashpërsinë ose infektivitetin e sëmundjes.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, hulumtimet paraprake nga SHBA kanë sugjeruar se një mutacion i veçantë i virusit, D614G – po bëhet mbizotërues dhe mund ta bëjë sëmundjen më infektuese, ndërkaq thuhet se ende nuk është rishikuar nga shkencëtarët e tjerë.

Studiuesit nga Laboratori Kombëtar Los Alamos në New Mexico, kanë ndjekur ndryshimet e  virusit që i jep formën e tij dalluese, duke përdorur një bazë të të dhënash të quajtur Inciativa Globale për Ndarjen e të Gjitha të Dhënave të Gripit (GISAID).

Ata vunë re diçka për këtë mutacion që e bën të përhapet më shpejt, por pasojat e kësaj nuk janë ende të qarta.

Ekipi i hulumtimit analizoi të dhënat në Mbretërinë e Bashkuar nga pacientët me coronavirus në Sheffield. Ata gjetën njerëz me atë mutacion të veçantë dhe dukej se kishin sasi më të mëdha të virusit në mostrat e tyre, mirëpo nuk gjetën prova që të njëjtit u sëmurën më keq ose ishin hospitalizuar më gjatë nga gjendja e tyre. 

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close