Në mëngjesin e djeshëm, më 2 janar 2018 në ora 00:58, në qytetin suedez Helsingborg ndodhi një shpërthim i madh i eksplozivit që ishte vendosur para derës së banesës së vajzës së veprimtarit të njohur të çështjes kombëtare, Nasim Haradinajt, bejnë të ditur mediat Suedeze.
Nga shpërthimi i fuqishëm u plagos Ariana Haradinaj, e cila punon si infermiere në këtë qytet dhe është duke u përgatitur që të fillojë studimet në Suedi. KosovaPress ka kontaktuar prindin e Arianës, z. Nasim Haradinaj i cili është është pyetur nëse sulmi ndërlidhet me veprimtarinë e tijë politike.
“Vendosja e eksplozivit në ndërtesat ku banojnë civilë është akt terrorist pa marrë parasysh se kush është objekt sulmi.
Unë nuk dëshiroj që të bëhen spekulime rreth motiveve të këtij akti sepse u takon autoriteteve të hetuesisë suedeze që ta hetojnë rastin dhe tek pasi të ndriçohet në tërësi ky rast atëherë institucionet e drejtësisë së këtij vendi do ta thonë fjalën përfundimtare edhe për motivet e sulmit”, Tha Haradinaj. Pas trajtimit të plagëve në spital, policia suedeze e ka strehuar Arianën në një vend të sigurt.
Linku i lajmit të mediave Suedeze: https://www.aftonbladet.se/nyheter/a/7l5lM8/kraftig-explosion-i-bostadshus-i-helsingborg–en-svart-skadad