Ahmet Qeriqi / Radiokosovaelirë…
Nacionalistët e irredentistët shqiptarë, së pari, duke u shërbyer në radhë të parë me praninë numerike të nacionalitetit shqiptar, vendin ku ata jetojnë e punojnë e shpallin si „truall shqiptar“, duke vënë në rangë të „mysafirëve“ të gjitha nacionalitetet e tjera, gjë që është padrejtësi e madhe ndaj tyre, pra edhe ndaj shqiptarëve, që ndajnë të mirën dhe të keqen së bashku me to. E sa larg mund të shkojë kjo tezë mbi truallin e gjakun nuk shihet vetëm në histori, sepse ç`do të ndodhte në këtë Jugosllavi po të cilësohej „territor kombëtar“ hapësira ku jetojnë një shumicë e theksuar numerike kombëtare. Ç`do të ishte Kroacia pos „territorit kroat“ ç`do të ishte Maqedonia pos „territorit maqedonas“ e fundja, ç`do të ishte Jugosllavia pos „territorit serb“, sepse në RSFJ popullata më e madhe numerike është e nacionalitetit serb. Por sipas të gjitha gjasave, as që mendohet për Jugosllavinë kur flitet për „territoret shqiptare“, sepse në përputhje të plotë me hartën e Shqipërisë së madhe, edhe ky, sikundër çdo nacionalizëm shtetmadh, nuk mund të durojë kufi tjerë pos atij etnik, prandaj edhe në pamfletet separatiste përmendet „lufta përfundimtare“ për shkëputje nga Jugosllavia. (Surroi)
Janë të shumta shkrimet dhe qëndrimet antikombëtare të Veton Surroit, birit të ambasadorit të Titos, i cili ishte betuar në ideologjinë jugosllave, me moton, “Shoku Tito ne të betoheni se nga rruga jote ( as pas vdekjes) nuk do të largohemi” . Mbase për hir të shumë jugo-nostalgjikëve që kanë uzurpuar shtetin e Kosovës ia vlen që këtë moto t’ia përkujtojmë edhe në serbisht, sepse tingëllon në mënyrë më autentike: (Druze Tito mi ti se kunemo, da sa tvoga puta ne skrenemo). Jo rastësisht, Veton Surroi edhe veprat e veta i përkthen në gjuhën serbe dhe i përuron, në Beograd. Me kohë ka arritur një marrëveshje me Aeroportin e Prishtinës, që veprat e tij dhe botimet “Koha”, të jenë të pranishme për të gjithë pasagjerët, në ambientet e Aeroportit, për lexim dhe shitje, duke përjashtuar të gjitha botimet e botuesve të tjerë të Kosovës apo të Shqipërisë. E dinë, apo nuk e dinë këtë drejtuesit e Aeroportit dhe sa ka qenë i drejtë një veprim i tillë, askush deri sot nuk ka dhënë përgjigje…
Surroi, asnjëherë, me asnjë veprim apo qëndrim nuk anashkaloi rrugën e Jugosllavizmit, rrugën e babait ambasador, xhaxhait komunist shqiptar-vrasës dhe klasës kosovare titiste, e cila po përpiqet me mish e shpirt të mos ndahet nga Serbia. Në shkrimin që do ta sjellim më poshtë shihet qartë qëndrimit politik dhe qëndrimi patriotik jugosllav i Veton Surroit pikërisht në kohën kur Serbia kishte marrë masat e fundit për pezullimin edhe të asaj autonomie që kishte Kosova. Tani Veton Surroi me krejt kompaninë e tij mediale është vënë në shërbim të Vetëvendosjes, në mos për asgjë tjetër, sepse edhe ashtu kanë pak gjëra të përbashkëta, atëherë për armikun e përbashkët, “gjarprin” që i ngulfat vazhdimisht, Hashim Thaçi.
Në një koment, botuar në Gazetën “Rilindja” të 4 marsit të vitit 1989, Veton Surroi bënte përpjekje t’i qartësonte opinionit se kërkesa për “Kosovën Republikë” ishte kërkesë nacionaliste, shoviniste dhe prekte themelet e Jugosllavisë. Krijimi i një Republike të tillë, sipas Surroit ishte një veprim krejtësisht i papranueshëm, që nuk do të duhej të lejohej, në asnjë mënyrë, në asnjë rrethanë dhe me asnjë çmim. Ai mohonte kategorikisht përkatësinë shqiptare të Kosovës dhe kërkesën gjithë popullore për Kosovën Republikë e trajtonte si kërkesë për Shqipërinë e Madhe.
…Nacionalistët e irredentistët shqiptarë, së pari, duke u shërbyer në radhë të parë me praninë numerike të nacionalitetit shqiptar, vendin ku ata jetojnë e punojnë e shpallin si „truall shqiptar“, duke vënë në rangë të „mysafirëve“ të gjitha nacionalitetet e tjera, gjë që është padrejtësi e madhe ndaj tyre, pra edhe ndaj shqiptarëve, që ndajnë të mirën dhe të keqen së bashku me to. E sa larg mund të shkojë kjo tezë mbi truallin e gjakun nuk shihet vetëm në histori, sepse ç`do të ndodhte në këtë Jugosllavi po të cilësohej „territor kombëtar“ hapësira ku jetojnë një shumicë e theksuar numerike kombëtare. Ç`do të ishte Kroacia pos „territorit kroat“ ç`do të ishte Maqedonia pos „territorit maqedonas“ e fundja, ç`do të ishte Jugosllavia pos „territorit serb“, sepse në RSFJ popullata më e madhe numerike është e nacionalitetit serb. Por sipas të gjitha gjasave, as që mendohet për Jugosllavinë kur flitet për „territoret shqiptare“, sepse në përputhje të plotë me hartën e Shqipërisë së madhe, edhe ky, sikundër çdo nacionalizëm shtetmadh, nuk mund të durojë kufi tjerë pos atij etnik, prandaj edhe në pamfletet separatiste përmendet „lufta përfundimtare“ për shkëputje nga Jugosllavia. (Surroi)
( Veton Surroi: Rojat e Kushtetutës… „Rilindja“ 4 mars 1989)
Shkrimi i plotë:
Protestat e fundit dhe greva politike e shkurtit në Kosovë, tashmë hasen në reagime të ndryshme si në vend, ashtu edhe në botë. Imazhet e klasës punëtore në protestë tejkaluan kufirin Jugosllav e evropian dhe tërhoqën vëmendjen, e në këtë mënyrë shtruan edhe pyetje të opinionit botëror, që manifestoi shqetësim për ngjarjet e fundit në Jugosllavi. Mu në çastin kur pasojat e intensitetit të një protestë ë tillë ende nuk janë eliminuar, në skenën politike të rrugëve të Evropës Perëndimore u lajmëruan grupet emigrante, me dëshirë që të japin përgjigje, e që janë paraqitur dhe paraqiten nga pozitat e nacionalizmit shqiptar. Për këtë dëshmojnë edhe dy sosh nga vargu i demonstratave që janë organizuar kohëve të fundit. Edhe në këto, siç shihet në mënyrë evidente, nëpërmjet të gjoja përkrahjes së klasës punëtore zhvillohet një proces i agjitimit të një programi politik që në thelb s`ka të bëjë me klasën punëtore kosovare.
Kështu, në demonstratën e Gjenevës, në të cilat brohoritet lart se organizohen për hir të përkrahjes së punëtorëve kosovar, harrohet e dhëna se në të njëjta valë të protestës nuk morën pjesë punëtorët e nacionalitetit serb e malazias. Çfarëdo shpjegimi që të jepet, e është evident se duhet shpjeguar se përse arrihet gjer te ndasia e plotë e klasës punëtore në një moment kur artikulohen kërkesat politike, megjithatë nuk mund të eliminohet fakti se protestat e fundit, sado që përfshinin shumicën dërmuese të klasës punëtore kosovare , megjithatë lanë pa përfshirë pakicën e manifestuar ekskluzivisht nga përkatësia nacionale.
Metodologjikisht ky nuk është gabimi i parë, por me të vijnë edhe të tjerët. E ashtuquajtura „përkrahje punëtorëve“ në Gjenevë u përcoll me brohoritjen e parullës nacionaliste „Kosova Republikë“, e kjo gjë është për t`u habitur, kur dihet se pos në disa raste të rralla të brohoritjes gjatë protestave të nëntorit, klasa punëtore shqiptare, turke e myslimane nuk u paraqit me këso parulla e as që e përkrahu. Sikundër që nuk u paraqit as gjatë protestave të fundit dhe grevës politike.
Por rasti i Gjenevës nuk qe i izoluar dhe faktikisht tregoi më përafërsisht se për çka është fjala. Në Bruksel po ashtu në emër të përkrahjes së klasës punëtore, demonstrantët nga pozitat e nacionalizmit shqiptar arritën të bëjnë një kësi konstrukti të palogjikshëm politik. Nga njëra anë, siç thanë ata, u angazhuan që të mos ndërrohet Kushtetuta e vitit 1974, e nga ana tjetër u angazhuan për „Kosovën Republikë“. Nuk ka nevojë të madhe për elaborim e për të shpjeguar se janë në kundërshtim të plotë ruajtja e Kushtetutës së vitit 1974, ku saktësisht definohet pozita e Kosovës si KSA, me parullën „Kosova-republikë“, e cila angazhohet mu për ndryshimin e bazave themelore kushtetuese. E nëse nevojitet edhe ndonjë ilustrim pse të mos përmendet fakti se nacionalistëve shqiptarë mu Kushtetuta e vitit 1974 u pengonte dhe tentuan që me metoda të ndryshme jo institucionale e të dhunshme ta ndërrojnë.
Dashuria e re ndaj Kushtetutës së vitit 1974, pra ndaj Kushtetutës së sotme, kundër së cilës qysh dje u sulën grupe nga këto pozita sipas elaborimit të mëtejmë të strategjisë së tyre politike, është çdo gjë tjetër pos dashurisë. Bashkangjitur me programin politik, në kreun e të cilit është parulla „Kosova –republikë“, nacionalistët shqiptar u shpërndan gazetarëve të huaj edhe një hartë , siç thanë ata të territoreve shqiptare në Jugosllavi. Plotësisht në përputhje me ideologjinë nacionaliste të „truallit dhe gjakut“ këto grupe manifestuan jo vetëm se si e shohin gjeografikisht Jugosllavinë, por si e shohin edhe fatin e nacionalitetit shqiptar.
Së pari, duke u shërbyer në radhë të parë me praninë numerike të nacionalitetit shqiptar, vendin ku ata jetojnë e punojnë e shpallin si „truall shqiptar“, duke vënë në rangë të „mysafirve“ të gjitha nacionalitetet e tjera, gjë që është padrejtësi e madhe ndaj tyre, pra edhe ndaj shqiptarëve që ndajnë të mirën dhe të keqen së bashku me to. E sa larg mund të shkoj kjo tezë mbi truallin e gjakun nuk shihet vetëm në histori, sepse ç`do të ndodhte në këtë Jugosllavi po të cilësohej „territor kombëtar“ hapësira ku jetojnë një shumicë e theksuar numerike kombëtare. Ç`do të ishte Kroacia pos „territorit kroat“ ç`do të ishte Maqedonia pos „territorit maqedonas“ e fundja, ç`do të ishte Jugosllavia pos „territorit serb“, sepse në RSFJ popullata më e madhe numerike është e nacionalitetit serb. Por sipas të gjitha gjasave, as që mendohet për Jugosllavinë kur flitet për „territoret shqiptare“, sepse në përputhje të plotë me hartën e Shqipërisë së madhe, edhe ky, sikundër çdo nacionalizëm shtetomadh, nuk mund të duroj kufi tjerë pos atij etnik, prandaj edhe në pamfletet separatiste përmendet „lufta përfundimtare“ për shkëputje nga Jugosllavia.
Sa janë konsekuent „rojet e Kushtetutës „, shihet nga kjo që u tha. Megjithatë, ata në demonstratat e fundit shtrojnë sërish një habi të re : „Nëse ndryshohet Kushtetuta e vitit 1974, do të ketë luftë qytetare“. Dihet se cilit rang i përkasin ideologjitë që kërcënohen me luftë, rangut totalitar, e kështu mund të kuptohen edhe kërcënimet e këtyre grupeve nacionaliste.
Animoziteti i tyre militant, megjithatë, u ka bërë që të harrojnë disa gjëra:
Së pari, se nuk kanë kurrfarë autorizimesh nga populli për ruajtjen e rendit kushtetues, aq më pak të drejtë morale, kur qenë dhe janë kundër këtij rendi.
Së dyti, se për ruajtjen e themeleve të Kushtetutës së vitit 1974 janë deklaruar shumica dërmuese e qytetarëve të Kosovës dhe këtë kërkesë, në kushte elementare demokratike që do pasur, e në saje të konsultimit të plotë të bazës, duhet ta artikulojnë edhe delegatët e Kuvendit të KSA të Kosovës. Sado që atmosfera e krizës, si dhe ajo e porsakrijuar me ngjarjet e fundit lë pasoja objektive presioni, përgjegjësinë për ndryshimet kushtetuese e marrin delegatët në procedurë institucionale, e jo grupe demonstrantësh të cilët, siç pamë, as që e kanë afër mendsh këtë Kushtetutë, as shqiptarët e as Jugosllavinë.
Ky ishte Veton Surroi në vitet e para luftës, por edhe më pr0jugosllav u tregua përnjëherë pas luftës, në verë të vitit 1999, kur luftën e UÇK-së e etiketoi si luftë fashiste e revanshiste kundër serbëve. Vetoni vajtonte fatin e 14 serbëve të vrarë në Grackë të Lypjanit, në gusht të vitit 1999, tetë prej tyre pjesëtarë të MUPI-it të Serbisë, të cilët kishin masakruar shqiptarët në fshatrat: Sllovi, Reçak, Hallaq dhe kudo në Kosovë. Marrja në mbrojtje e kriminelëve serbë, pa ditur kush ishin vrarësist, por duke paragjykuar UÇK-së, tregonte faqe botës, se, cili ishte Veton Surroi me të cilin, për mjerimin më të madh koketuan dhe koketojnë jo vetëm politikanët shqiptarë me origjinë dhe ADN politike jugosllave, por edhe të tillë me prejardhje nga lufta jonë çlirimtare, anit serbe dhe anti jugosllave. ( Ahmet Qeriqi)