Gazetari Veton Surroi me 23 qershor 1999 e kishte dhënë një intervistë për gazetarin ndërkombëtar Anthony Borden.
Intervista ishte publikuar në :
Veton Surroi i ishte përgjigjur gazetarit duke i treguar se “UÇK-ja nuk është politikisht homogjene. Anëtarët e saj kanë përkatësi të ndryshme partiake“.
Poashtu, në pyetjen e gazetarit: Pse po largohen serbët? A do të qëndrojë ndonjë? Veton Surroi i kishte treguar gazetarit se fajin për këtë nuk e ka UÇK-ja.
“Lëvizja e popullatës serbe nuk është iniciuar nga UÇK-ja. Nuk do të ishte e drejtë të thuhet se shqiptarët po i dëbojnë. Nuk ndihem mirë për këtë. Por thjesht tregon intensitetin e lëkundjes së lavjerrësit. Është pjesë e bixhozit që bënë Millosheviçi dhe autoriteti serb“, ishte përgjigja e gazetarit Veton Surroi.