Epilogu

Si e kundërshtonte Surroi komisionin hetimor të Shqipërisë për Dick Martyn, madje e krahason me Serbinë

TIRANË- Publicisti Veton Surroi, ishte shprehur se komisioni hetimor për çështjen e hetimeve të Dick Martyt ka qenë një fatkeqësi.

I ftuar në “Tempora”, Surroi ishte shprehur se një raport i tillë e vë në një pozitë të vështirë dhe se vendi ynë sipas publicistit nuk duhet mohojë historinë ashtu siç bëri Serbia.

Komisioni hetimor ka qenë një fatkeqësi për çështjen e hetimeve të Dick Martyt. E vë në një pozitë të keqe Shqipërinë se do të përballen me të vërtetën që ka pasur një dënime për krime lufte në vitin 2011 për disa krime të bëra në Shqipëri, ku kanë qenë krime të improvizuara të UÇK-së. Ngritja e këtij komisioni kur është vërtetuar se ka pasur krime, do të kundërshtohet qysh në fillim se ka fakte. Nuk ka farë nevoje që t’i hyjë Shqipëria një faze mohimi të historisë, ashtu sikurse Serbia.”- tha ai. 

Exit mobile version