Publicistja Flaka Surroi ka botuar kolumnen e re në portalin Koha ku është marrë me zhvillimet e reja politike në vend.
Ajo ka interpretuar nevojën për interpretim të Gjykatës Kushtetuese për dorëheqjen e kryeministrit Haradinaj dhe për statusin e tij aktual.
Sidoqoftë, pjesa më e rëndësishme e shkrimit të saj vjen në paragrafet kur flet për zgjedhjet e brendshme të LDK-së që pritet të mbahen më 3 gusht.
Ajo thotë se Thaçi, presidenti i vendit, dhe Veseli, kryetar i PDK-së, janë në pritje të këtyre zgjedhjeve në këtë parti.
Në teori, thotë znj.Surroi, “po qe se fitues do të dilte dikush si Lutfi Haziri, mund të ndodhë që të mos ketë zgjedhje, dhe që për të tretën herë do të mund të llogarisnim në koalicionin PDK-LDK [me një kiamet partish të vogla, plus Lista Srpska = pra me votat që do të mjaftonin për votimin e Qeverisë].”
Sidoqoftë, ajo shprehet skeptike në lidhje me pranimin e një opsioni të tillë nga të gjithë deputetët e LDK-së.
Shkrimin e zonjës Surroit mund ta lexoni duke klikuar KËTU.