fbpx
Lajme

Surroi tregon se Azem Syla kishte rol më të madh se Hashim Thaçi, tregon si e nënçmoi në Rambuje

Veton Surroi njihet për urrejtjen patologjike që ka ndaj Hashim Thaçit. Ai në librin e tij “Këmbët e Gjarpërit” fol me përbuzje edhe për të folmën e Azem Sylës. Por, në një shkrim ai ka lënë të nënkuptohet se Azem Syla kishte ndikim më të madh se Thaçi.

“Më 1999, në Konferencën e Rambouillet-së, Hashim Thaçi në mënyrë konsistente punoi, deri në orët e fundit të saj, që pala kosovare të mos e nënshkruante Marrëveshjen, dhe rrjedhimisht të mos e fitonte përkrahjen e SHBA-së dhe të aleatëve perëndimorë. Pa nënshkrimin e Delegacionit të Kosovës nuk do të kishte bombardime të NATO-s, pra nuk do të kishte as çlirim të Kosovës.” – shkruan ndër tjerash Surroi.

Më tej, Surroi rrëfen se si ka ndryshuar situata pas kërcënimeve të rënda të të gjithë zyrtarëve evropianë dhe amerikanë pas kundërshtimeve të vazhdueshme për të nënshkruar nga pala kosovare e nxitur nga Hashim Thaçi.

Ai thotë se kishte ardhër Paskal Milo, ministër i Jashtëm i Shqipërisë, i cili iu kishte thënë se Shqipëria do ta tërhiqte mbështetjen për UÇK-në nëse nuk nënshkruhej marrëveshje, pas së cilës z. Azem Syla, i njohur si daja kishte thënë:

““O, veç nuk po di a p’i bie NATA Serbisë a jo, se kush e vet këtâ…”, tha duke bërë me dorë nga Hashim Thaçi.” – kujton Surroi.

Veton Surroi nuk e ka përmendur faktin se falë këmbëngulësisë së Thaçit ishte arritur pika për referendumin për pavarësi dhe transformimi i UÇK-së. Këtë gjë e konfirmon Adnan Merovci në librin e tij “Kështjella e Mos (marrëveshjes).

Në një kapitull shkrimtari francez i cili ishte edhe këshilltar i Bernard Kushner tregon për lojën e Veton Surroit për të pranuar autonominë në kuadër të Jugosllavisë në Konferencën e Rambujesë. Këtë gjë e kishte hetuar dhe parandaluar Hashim Thaçi si kreu i delegacionit në Rambuje.

Në kapitullin “Loja e Veton Surroit”, ai tregon;

“Konferenca ishte në orët e saj të fundit. Secili delegacion duhej t’i përgjigjej letrës së marrëveshjes së propozuar nga Grupi i Kontaktit. Në pritje, Hashim Thaçi doli të bënte disa hapa në korridor, dhe pak më pas pati befasinë që të shihte Christofer Hillin dhe Wolfgang Petrischin duke iu afruar për ta përgëzuar për pranimin e marrëveshjes së tillë siç e kishin propozuar në letrën e tyre. Veton Surroi, sapo e kishte marrë, treguan ata, dhe ishte duke e përkthyer. Kjo do ta bënte ende më të lehtë miratimin nga ana e palës serbe, shtuan ata. I shastisur, Hashim Thaçi hyri në sallë dhe zbuloi atëherë tekstin e letrës së përbashkët për të dyja palët, që ai duhej t’ia përcillte Grupit të Kontaktit.

<<Palët e kanë pranuar sot marrëveshjen bazë dhe kapitujt politikë për paqen dhe qeverisjen autonome të Kosovës. Ato pranojnë një trupë civile dhe ushtarake ndërkombëtare në Kosovë, siç është rënë dakord në Rambuje, trupë e cila do të jetë e ngarkuar me zbatimin dhe respektimin e marrëveshjes së përkohshme>>.

Ky tekst nuk e përmendte askund shndërrimin e UÇK-së apo referendumin për pavarësi: shefi i palës kosovare (Hashim Thaçi) nuk pranoi të nënshkruante dhe deshi të dinte se kush e kishte dhënë pëlqimin e delegacionit pa folur me të. Veton Surroi ndenji i heshtur dhe s’mundi të jepte asnjë shpjegim. Të gjithë e dinin se ai kishte deklaruar se ishte i kënaqur me autonominë dhe e kuptuan se kishte lujtur prapa shpinës së delegacionit. Dhe kur Madeleine Albright hyri në sallë për të marrë letrën e marrëveshjes që të shkonte t’ia çonte palës serbe, Thaçi e njoftoi se, pa përmendjen e referendumit, delegacioni i tij s’mund ta firmoste këtë tekst”
.

Libri “Lindja e një demokracie me parathënie të shkruar Bernard Kushner, tregohen shumë detaje nga shkrimtari i famshëm francez Jacques Baudouin. Ai kishte mbajtur edhe pozitën si këshilltar i ministrit të jashtëm francez z. Bernard Kushner. Ai kishte treguar për unitetin, problemet brenda delegacionit të Rambujesë e mendimet pro at kontra.

Ministri italian Lamberto Dini u fut menjëherë në këtë të çarë të ofruar. Ai i kërkoi me ngulm Hashim Thaçit që të hiqte dorë nga ideja e vet e referendumit dhe ta nënshkruante marrëveshjen. Përballë presionit të italianit, i cili kërkonte një përgjigje të prerë po ose jo, Thaçi zgjodhi të përvidhej”.

Më tutje autori tregon se “Negociatorët, në veçanti amerikanët, u përpoqën ta shfrytëzonin këtë kohë shtesë që do të jepej për të sjellë të gjitha saktësimet e kërkuara nga shqiptarët. Por Hashim Thaçi s’mund t’iu shpjegonte sidoqoftë se do t’i duhej të sigurohej për mbështetjen e plotë të UÇK-së, ndërkohë disa nga krerët e tij lokalë, që ishin kundër bisedimeve nën ndikimin e një pjese të diasporës, po mundoheshin të merrnin kontrollin e UÇK-së. Zgjedhja e Sylejman Selimit, që kishte besimin e plotë të Hashim Thaçit, në funksionin e kryekomandantit ua preu shkurt atyre dhe shmangu kështu prishjen e unitetit të UÇK-së në çastin më jetik për vendin. Shefi i delegacionit kosovar, atë ditë, nuk iu desh të ruhej vetëm nga kundërshtarët e largët, por edhe nga disa që gjendeshin pranë tij”.

Kur mori vesh se Veton Surroi po iu shpjegonte ndërmjetësuesve të Grupit të Kontaktit se UÇK-ja kishte humbur legjitimitetin për shkak të përçarjeve të brendshme, dhe se marrëveshja mund të nënshkruhej pa asnjë vështirësi tjetër, iu u desh t’i thoshte që të mos shprehej më në mënyrë kaq negative dhe të pamenduar. Disa ndërmjetësues mendonin se problemet e brendshme të UÇK-së do ta dobësonin Thaçin dhe do ta shtynin ta pranonte autonominë. Më kot: ai arriti që t’i rregullonte këto vështirësi me telefon dhe t’i mbante qëndrimet e veta“, tregoi autori.

Publicisti Veton Surroi, pavarësinë e Kosovës nuk e kishte as në mendje në fillim të viteve 90. Ai më shumë ishte angazhuar për rikthimin e një autonomie brenda Jugosllavisë, siç dokumenton edhe ambasadori i fundit i SHBA në Jugosllavi, Warren Zimmermann, në librin e tij “Origjina e një katastrofe”.

Më 25 shkurt 1990, zëvendëssekretari Eagleburger kishte shkuar për një vizitë dyditore në Jugosllavi. Ambasadori amerikan kujton se në takimin me Eagleburger-in, grupi nga Kosova ishte impresiv dhe i artikuluar.

Sipas tij, Ibrahim Rugova, udhëheqësi i shqiptarëve të Kosovës, për të dalë nga kontrolli i Serbisë favorizonte dialogun me qeverinë federale. Në librin e tij, ambasadori amerikan kujton edhe fjalët e Surroit në këtë takim. “Veton Surroi, një shqiptar i ri me një anglishte perfekt, tha që populli i Kosovës nuk pranon regjimin e Serbisë, por po ashtu ata nuk dëshirojnë pavarësi”, kujton Zimmermann në librin e tij, transmeton Republika.info.

Por, diskursi i Surroit ndryshoi në mënyre fondamentale. Pas luftës, ai u bë pjesë e proceseve të një ideje në të cilën asnjëherë nuk kishte besuar – në procesin e pavarësimit të Kosovës.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close