Pjesë nga intervista e bashkëshortes së Heroit Jusuf Gërvalla për Oral History Kosovo e cila tregon ngjarjen pas atentatit ndaj Jusuf Gërvallës dhe konfrontimin me mjekun, i cili mendoi se ishte serb, por në fakt ishte kroat.
Ja rrëfimi i plotë:
Ai tjetri ishte dekë aty, Kadria, n’tokë. E mbuluan me qebe. Këta dy i morën. E morën masanej edhe
Kadriun i çunë n’spital. Une deshta me hyp me ata në ndihmë shpejtë, nuk më lanë. Po edhe me m’pa
lonë, s’kisha mujt me lonë se vetun, kunata ime kishte vajzën e kishte dy vjeç edhe djalin e kishte nji
vjeç, edhe tjetrin e kishte shtatzanë. Une kisha tre fmitë e mi. Djali ishte dymdhjetë vjeç, vajza ishte
dhjetë vjeç, djali vogël ishte katër vjeç. Edhe vetun me e lonë… kështu që u ktheva te ajo, u ktheva
n’shpi. Nejti policia deri në nji e gjysë aty me neve gjithë kohën. Në nji e gjysë erdhi ni polic, tha,
“Jusufin e kanë bo operacion, osht’ ma mirë”, tha.
U gzum na. Bile njoni. Edhe atë dhomën e punës atje erdhën policia meniherë e mbyllën. Si kanë
ardhë, po. Kështu që, nuk kisha, numrat e telefonave i kishim atje. Dikur m’u kujtu, Jusufi ma ka pa,
ma ka pasë dhonë një kartë-vizitë nji punonjësi të Ambasadës Shqiptare në Austri, Engjëll Kolaneci.
M’ka pa thonë, “Mbaje ktë për gjithçka ça mund t’ndodhë e ki te, qite te teshat e tuja”. M’u kujtu mua.
Atëherë shkova te ajo gjermanja aty. Thirra n’telefon atë, atë të Ambasadës. I tregova. Ai Ambasadës
ka thirrë dikon tjetër. Edhe në ora tetë mëngjesit ka ardhë nji prej Munihut, ni Misin Mavraj erdhi. Me
ato hypëm kerrit edhe shkum n’spital. Se s’dishim mo kurgjo. Iku policia, ikën gjithë.
S’dishim kurgjo për Jusufin. Kur shkum atje, hymë mrena edhe aty te sporteli e pytëm, “Kështu,
kështu, filani”. “Prit” tha, “doktorin”, tha. “Mjekun prite,” tha, “se vjen mjeku edhe ta spjejgon”, tha,
“une nuk di”. Atëhere e thirri ai mjekun që ka bo operacion, që ka bo n’tre e gjysë e kanë shti prapë
n’operacion. Kur erdhi ai, ni i madh, edhe e pytëm, ma shumë ai se une, se unë pak disha gjermanisht
po ai dike mirë. I tha që, “Kemi ardhë me pytë për Jusuf Gërvallën, kështu kështu”. Tha, ai menihere
tha, “Ka dekë”, tha atij, “ka dekë”. “Jo, jo”, tha, “kanë ardhë tre,” tha, “dy kanë dekë e njoni”. Tha, i çoi
tre gishta, “Të tre kanë dekë”, tha ai.Na ra bomba. U shqetësum shumë. Na futën në ni dhomë kështu t’vogël. Tha, “Noj qetësus a noj gjo?”
Thashë, “Nuk dua qetësus”. Ishte ni, si afrikan ishte. Edhe pytke tashti, për me ta hek mërzinë, pytke
“Çka, nga jeni?” I thashë, “Nga Kosova” thashë. “Nga i bie Kosova?” Se n’atë kohë s’kanë ditë kush ku
o Kosova. Thashë, “Në Jugosllavi”. Tha “U sa mirë edhe qiky doktori”, tha, “osht’ Jugosllav”. Kur m’ka
thonë ashtu sikur, çka, ça ti them…. Shpejtë kom dalë prej dhomës tij, kur po e shoh atë po hin në ni
dhomë kështu. Ato koridoret e gjata. Kom vrapu mas tij. Kom hi mrena n’dhomë e i kom folë shkinisht.
Thashë, “Ti e ke vra Jusufin!”. Kur e pashë këtu {tregon kah etiketa e mjekëve} Vidic i shkrunte. “Ti e ke
vra!” Ai meti, s’foli hiç. U tut shumë. Osht’ e çuditshme. Me pa pasë une në atë minutë ni armë, une e
kisha vra. Po mujka njeri me e vra tjetrin në atë farë… ishte, ishte shokuse. Aty kanë pasë ni kuti me
ato që ngjiten letra, veç e kom marrë ato ja kom ngjit, ja kom gjujt ftyrës. Kanë ardhë shpejtë aty, se e
panë t’u vrapu une, erdhën shpejtë. Lajmërun policinë. Erdhi policia. I thashë, “Ti do ta pagujsh”,
thashë, “për këtë”.
Morëm edhe ni advokat, thashë, masanej, që me shiku punën e atij advokatit, atij mjekut. Ai advokati
s’boni asni gjo. Na mendojshim tashti se ky e ka vra në operacion, po nuk kish qenë ashtu. Se vajza
ime ka marrë dosjen e gjermanëve. Edhe aty në dosje shkruan që ai ka qenë kroat, Vidici, që ai e ka
operu edhe që Jusufit… edhe deklaratën, se Jusufi para se me hi në operacionin e dytë ka kërku, ka
kërku gazetarë ose dikush, që me dhonë deklaratë që, “Mu m’ka vra UDB-a”, dhe ky ja ka përkthy
deklaratat, doktori. E une e kom akuzu ate për vrasje se kom mendu që ai e ka, n’operacion e ka vra.