Epilogu

Sveçla ka të deklaruara afërsisht 1.9 milionë euro pasuri të paluajtshme

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka afër 2 milion euro pasuri të paluajtshme, shkruan Gazeta Metro.

Në deklarimin e pasurisë, Sveçla ka të deklaruara afërsisht 1.9 milionë euro pasuri të paluajtshme.

Ai ka deklaruar një shtëpi prej 300 metra katrorë në vlerë 600 mijë euro dhe gjithashtu dy lokale afariste me vlerë 600 mijë dhe 650 mijë euro.https://gjc.gjirafa.com/Home/IndexR?configId=4197-2&gjid=48720393&v=2.1&guid=f4e1d43cf48d4e5088243ed34904452bd90c5850ef5541e381deda99919a8049

Po ashtu, ai posedon edhe një truall në vlerë prej 100 mijë euro.

Në anën tjetër, sa i përket parave të gatshme, Sveçla qëndron më dobët.

Ai ka rreth 4 mijë euro para të gatshme nëpër banka të ndryshme që janë të tijat dhe të bashkëshortes. /gazetametro.net 

Exit mobile version