fbpx
Lajme

Sveçla thotë se po heton militantët e VV-së që kërcënuan Pacollin

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme në qeverinë e Albin Kurtit, Xhelal Sveçla theksoi në “Ilva Now” se autoritetet e Kosovës kanë nisur hetimet, në lidhje me pretendimet e Pacollit, i cili tha se militantë të VV-së e kanë kërcënuar atë dhe familjen e tij.

Ai u shpreh se kreu i AKR-së do të merret në pyetje mbi pretendimet e tij, sapo të kthehet nga Zvicra.

“Po, patjetër, ne kemi filluar hetim këtu. Po sa Pacolli të kthehet nga Zvicra, sigurisht që njësitë e anti-terrorit do të marrin të gjithë informatat , indicet që ai disponon për të ashtuquajturin të sulmin terrorist shtetëror. Unë besoj se Pacolli do t’u përgjigjet këtyre pyetjeve”, theksoi ai.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close