Epilogu

Syla: VV as këtë s’po e llogaritë si mirëkuptim nga ana e arsimtarëve, por po ja kthen me të shame

Shkruan: Valon Syla

Njerëzit e Vetëvendosjes, sidomos në Prishtinë, plotë gojen e kanë standarde, të drejta tulifare, ideologji e në anën tjetër, aq shumë dhe aq thellë i urrejnë disa shtresa të kësaj shoqërie, deri në asht e deri në palcë.

Mjafton me i pa reagimet për vedimin e Sindikatës së Arsimit, ku ata lëshuan pej ndaj kokfortësisë dhe paaftësisëe së Qeverisë Kurti 2, deri në janar të vitit të ardhshëm, e Vetëvendosje as këtë s’po e llogaritë si mirëkuptim nga ana e arsimtarëve, por po ja kthen me të shame, ofendime krejt arsimtarëve me doza të forta me shumë urrejtje. Dhe pikërisht ky mllef, dhe kjo urrejtje që e kanë ndjellë dhe po vazhdojnë ta ndjellin, ka me ja hongër kryet kësaj strukture të frustrume politike që funksionon veç si bankë e mllefit dhe urrejtjes. Përpos që jeni të padijshëm të paaftë, po reflektoni edhe ligësi të poshtër.

#albanologji#vv#kurti

Exit mobile version