Epilogu

Tahiri nga AKR-ja: Nuk do t’i bllokoj proceset

Deputeti nga radhët e koalicionit LDK-AKR-Alternativa, Labinot Tahiri pak para fillimit të seancës konstituive tha se nuk do të jetë deputet që do t’i bllokoj proceset por që do të jap zgjidhje.

Ai këto komente i bëri pak para fillimit të seancës konstituive.
“Nuk kam hyrë në politikë për të bllokuar proceset, jam person që dua zgjidhje. Jam këtu pa inati”, u shpreh Tahiri, raporton Telegrafi.

Ai tha se bllokada edhe mund të vazhdoj, por është populli ai që po e pëson, prandaj sipas tij, është person që do të ofrojë zgjidhje e jo bllokada.

Deputeti Tahiri tha se është deputet i zgjedhur nga AKR-ja, por sipas tij do të punojë për interesa të shtetit, qytetarëve.
“Besoj që do të shkojë mirë. Jam deputet i ri, por vesoj që gjëra do të fillojnë të përmirësohen”, tha ai.

Deputeti i AKR-së tha se ka pasur presion miqësor dhe është takuar disa herë me Haradinajn.

“S’kam mundur ta anashkaloj kur kemi organizuar protesta për të, kam shkuar edhe në Francë ta takojë”, tha ai.

Tahiri tha se ka pasur sugjerime nga lideri i tij, Behgjet Pacolli, por sipas tij, ai do të veproj sipas asaj që mendon se është në të mirë të vendit dhe do t’i marr përsipër përgjegjësit.
“Të shohim si rrjedhin gjërat, s’jam person që kam  ardhur për ta lëshuar sallën”, tha ai.  /Telegrafi/

Exit mobile version