Koha kur Adem Jashari i tha Thaçit e Veselit në 1990 se unë ju mbështes e ju zgjidhne formën e rezistencës
Takimi i parë ndërmjet Komandantit legjendar Adem Jashari dhe Hashim Thaçit e Kadri Veselit ndodhi në qershor të vitit 1990. Kadri Veseli në disa intervista e ka përmendur këtë takim. Por, në disa mediume është shpërndarë edhe një pjesë nga libri i Blendi Fevziut për Luftën e Kosovës ku përmenden detaje të pathëna për takimin e parë të Adem Jasharit dhe Hashim Thaçit e Kadri Veselit.
Pas protestave studentore, Adem Jashari shkoi për t’i përkrahur studentët në Prishtinë. Mbështetja e tij ishte e madhe ndaj studentëve dhe veprimeve të tyre, respektivisht kundërshtive të tyre ndaj sistemit pushtues në Kosovë.
Në libër thuhet se “Ishin një grup që qëndronin në restorantin “Grill”, në Kodrën e Diellit, mbi Qendrën e Studentëve. I pari, ai që dukej më i moshuari, kishte flokë të gjata dhe mjekër të dendur. Quhej Adem Jashari dhe djemtë që e shoqëronin ishin Sami Lushtaku dhe Jakup Nura. Përballë tij qëndronin Hashim Thaçit dhe Kadri Veseli. Ishte qershori i vitit 1990. Ata u takuan para Fakultetit Filozofik dhe vijuan me një shëtitje të lirë pranë Biblotekës Popullore, ndërtesës së Rektoratit, për të përfunduar para Teatrit Kombëtar. Gjatë shëtitjes Adem Jashari kishte pyetur për studentët, Lëvizjen e tyre, intelektualët. Dukej i vëmendshëm, dhe në drekë lëshoi fjalën që Hashim Thaçi do ta kujtonte shpesh më pas në intervista (Unë dhe shokët e mi do të jemi mbështetës ndaj çdo formë rezistence që do të vendosni ju)”.
Hashim Thaçi në protestë, viti 1990, me parullën: Rroftë shteti i Kosovës: