Epilogu

“Takohen LVV dhe PDK për koalicionin në Gjilan, ja si do të ndahet pushteti”

Gazeta Infokus mëson nga burime të saj që të martën janë takuar fituesi i zgjedhjeve, Alban Hyseni i LVV-së dhe Leonora Morina – Bunjaku, kandidatja e PDK-së për kryetare të kësaj komune.

Ky burim madje ka treguar edhe për vendin ku janë takuar dhe kohën.

“Janë takuar dje të ‘Koha Bar Gavran’ në orën 13:00 dhe kanë biseduar për marrëveshjen e koalicionit e madje kanë ndarë edhe drejtoritë”.

Sipas këtij këtij burimi LVV-ja do ti japë PDK-së katër drejtori dhe nënkryetarin e komunës.

E mundësinë e këtij koalicioni nuk e ka mohuar as kryetari i ri i Gjilanit, Alban Hyseni. Ai në një debat televiziv i pyetur nëse ky koalicion do të ndodhë ka thënë se koalicion nuk bëjnë vetëm me LDK-në.

“Nuk kemi përjashtuar asnjë subjekt politik tjetër përveç LDK’së me të cilën kemi qenë në garë të drejtpërdrejtë”. Qeverisja duhet të jetë stabile. Pa qeverisje stabile s’mund t’i shtyjmë projektet tona që i kemi prezantuar para qytetarëve”, ka thënë ai.

Kujtojmë që Hyseni fitoi në raundin e dytë duke u përballur me kundër kandidatin e tij nga LDK-ja, Lutfi Hazirin.

Hyseni mori 21.374 vota ndërsa Haziri 20.515./Gazeta Infokus/

Exit mobile version