Zyrtari i PSD-së, Nol Nushi, ka reaguar në lidhje me taksën prej 5 eurosh të vendosur nga Qeveria e Kosovës për regjistrimin e veturave.Nushi thotë se ky është Monopoli i parë i Qeverisë Kurti.“Monopoli i parë i Qeverisë – SkandalQeveria ka vendosur taksë të re në regjistrimin e veturave. 5 euro shtese do të paguhen për çdo veturë në emër të një tikete e cila do të vërtetojë që vetura është e regjistruar. Pra një procedurë kaq e thjeshtë do të kryhet me një pagesë të paarsyeshme” shkruan Nushi, raporton Gazeta Blic.
Reagimi i plotë:
Monopoli i parë i Qeverisë – SkandalQeveria ka vendosur taksë të re në regjistrimin e veturave. 5 euro shtese do të paguhen për çdo veturë në emër të një tikete e cila do të vërtetojë që vetura është e regjistruar. Pra një procedurë kaq e thjeshtë do të kryhet me një pagesë të paarsyeshme.
Problemi më i madh është marrëveshja që Ministria ka nënshkruar me firmën “Auto Control Kosova” sh.p.k. Kjo firmë është e regjistruar në qershor të 2018 me kapital fillestar 1000€ dhe ka vetëm 3 punëtor. Aktiviteti i saj është tregtia e veturave dhe pjesëve të veturave.Vitin e kaluar janë regjistruar 370 mijë vetura. Pra një firmë me 3 punëtorë do të qarkullojë rreth 1.800.000,00€ në një vit.
Monopol i pastër.