Lajme
Të paraburgosurve në Hagë u kufizohet qasja në mediat e Kosovës, mund të shohin vetëm RTK-në
Të paraburgosurit në Hagë ka muaj që qasja në mediat e Kosovës u është kufizuar në vetëm një media.
Ata mund të shohin vetëm televizionin publik RTK. Qasja ne kanalet tjera kosovare në të cilat kishin më herët u është ndalur.
Burime brenda qendrës paraburgimit ia kanë thënë Gazetës10 se të paraburgosurit nuk kanë marrë ndonjë shpjegim për këtë kufizim pos problemeve teknike.
Zyra per media e Gjykatës Speciale ka dhënë të njëjtin arsyetim edhe në një prononcim për Gazeta10.
” Të paraburgosurit kanë qasje në disa programe në gjuhën shqipe sipas sistemit satelitor të vendosur në qendrën e paraburgimit. Arsyeja pse disa kanale nuk janë në dispozicion është teknike: , thuhet në përgjigjen e Gjykatës Speciale.