Epilogu

Telefonata nga Washingtoni ishte e rëndë: Bolton ju drejtua personalisht liderëve

Thirrja telefonike e shumëpritur nga Shtëpia e Bardhë ka shkuar keq dhe me tone të rënda, mëson Gazeta Metro.


Kjo ka shqetësuar parnerët e koalicionit qeveritarë, të cilët i kanë dhënë vetes dy ditë kohë për të gjetur një zgjidhje të përbashkët, për kalimin e kësaj situate.

Liderët do të takohen edhe nesër dhe taksa të pritet të pezullohet, më së largu javën e ardhshme’, bëjnë të ditur burime të Gazetës Metro brenda koalicionit qeveritar.

Ndërkohë, të njëjtat burimet tregojnë për Metron se në telefon me kryeministrin Haradinaj, ka folur personalisht këshilltar Nacional për Siguri i Presidentit Donald Trump,  John Bolton.

Në takim është biseduar për tejkalimin e situatës brenda dy ditëve, dhe janë ndarë detyrat për ta tejkaluar këtë situatë të pakëndshme me sponzorin kryesor të Pavarësië së Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Java e ardhshme, do të jetë fundi i imponimeve tarifore ndaj Serbisë dhe kjo përgjegjësi do t’i ngarkojë ë gjithë partnerët e koalicionit, dhe jo vetëm Haradinaj, bënë të ditur burimi i Meros, brenda koalicionit.

Një propozim më i arsyeshëm, është dukur ai i të parit të DK’së, Kadri Veselit, i cili si modalitet për ta tërhequr taksën, ka propozuar masën e reciprocitetit për 120 ditë, si këmbim për fitim të garancës amerikane për procesin e bisedimeve, si dhe suspendimin e taksës apo tarifër kundër prodhimeve serbe dje atyre të Bosjë Hercegovinës./gazetametro.net

Exit mobile version