fbpx
Lajme

Tenderi i dyshimtë i komunës së Agim Bahtirit që parasheh blerjen e një shtylle për 1 euro

Komuna është dashur të kërkojë informata shtesë në detaje nga kompania lidhur më çmimet e vendosura, pro një gjë të tillë nuk e ka bërë.

Lidhur më këtë, Komuna e Mitrovicës nuk ka dashur të jap asnjë sqarim.

Lajmi.net ka shikuar në tregun e Kosovës të gjitha çmimet e pozicioneve dhe i ka krahasuar ato me ofertën e kompanisë fituese. Janë rreth 20 produkte të ofruara nga kompania fituese që janë vendosur çmime enorme të ulëta ose enorme të larta.

Pozicioni nr.3 që ka paraparë komuna quhet “Kabull PVC 3×2. 5 cmm të llogaritet për çdo shtyllë rreth 9m2 të kabllit”. Për një këso pozicioni kompania ka vendosur çmime në vlerë prej 2.60 euro çmimi për njësi me tvsh. Lajmi.net ka shikuar çmimet në disa dyqane dhe mesatarja e kërkesës së kabllos siç e ka kërkuar komuna sillet 0, 70 cent.

Pastaj një tjetër pozicion quhet “Furnizimi dhe montimi i shtyllës metalike H: 8m. Sipas skicës me montim të lirës një spo dy kraheshe, pllakës allardit, sigurese FRA 16A, kabull lidhës (3×2. 50 m2) dhe material tjetër të nevojshëm. Komplet”. Për një pozicion osh, kompania ka vendosur çmim 60 euro me tvsh, ndërsa pozicioni i njëjtë në treg kushton rreth 120 euro.

“Vendosja e shtyllës se betonit me gjatësi H:9m”, është ofertuar çmimi prej 1 euro, kurse e njëjta kushton mbi 120 euro

Për kërkesën “Furnizimi dhe montimi i shtyllës metalike H: 3.6m” një copë kompania fituese ka vendosur çmime me tvsh 20 euro, kurse pozicioni i njëjtë sillet në treg 45 euro.

Për “furnizimi dhe montimi i fytave E27” është vendosur çmimi për njësi 0.20 cent me tvsh, kurse i njëjti kushton 1 euro.

Për “bazën e siguresave” kompania ka vendosur çmim 1 euro me tvsh, kurse e njëta në dyqan kushton 15 euro.

“Furnizimi dhe shtrirja e kabllos nëntokësor të tipit PPOO 4x16mm2 prej shtyllës me hyrje/dalje”, është vendosur çmimi 2.5 euro më tvsh, kurse kushton rreth 1.2 euro.

“Furnizimi dhe shtrirja e kabllos 2x16mm2 i mbështjellur ‘systek’ ajror për rrjet të ndriçimit publik në shtylla të drurit dhe betonit”, është vendosur çmimi 4 euro me tvsh, kurse pozicioni i njëjtë në treg sillet rreth 0,50 cent. Edhe pozicioni “Furnizimi dhe montimi i siguresave FRA 16A” është fryrë shumë, ku është vendosur çmimi 5 euro për njësi, ndërsa e njëjta sillet 2 euro. Vetëm 1 euro është ofertuar për “Furnizimi dhe montimi i trupave ndriçues të 150Ë”, kurse pozicioni i njëjtë në treg kushton 40 euro. Po ashtu 1 euro është vendosur edhe per pozicionin i cili kushton rreth 50 euro “Furnizimi dhe montimi i trupave ndriçues të 250 Ë”.

Po ashtu, vetëm 1 euro është vendosur edhe për pozicionin nr.44 “Furnizimi dhe betonimi me beton të tipit MB25 në gropat e hapura për shtylla ndriçuese me dim. 0.8 x 0.8 x 1m; për vendosjen e shtyllave të ndriçimit publik. Furnizimi dhe vendosja e ankerave përkatës nga metali”. I njëjti kushton rreth 35 euro. Ndërsa rreth 80 euro kushton po ashtu pozicioni për të cilin është vendosur 1 euro: “Furnizimi, transporti dhe ndërtimi i ormanit: 120X80X30 me kulëm, me grupin matës komplet sipas rregullave për ndriçim në mënyrë manuale dhe automatike për ndezje dhe fikje nga kutia e llamarinës së plastifikuar 2 herë”.

Më poshtë mund të shihni ofertën e kompanisë fituese, dhe me laps çmimet e shënuara nga redaksia që gjenden në treg.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close