Rreth 20 tifozë janë afruar te hoteli ku po qëndrojnë futbollistët e Kosovës në Plzen para ndeshjes me Çekinë, duke brohoritur “Kosova është Serbi”.
KTV raporton se policia çeke ka larguar shpejtë këta persona për të mos lejuar përplasje me tifozët e Kosovës.
Shumë tifozë të Kosovës po qëndrojnë afër hotelit ku janë futbollistët e Kosovës. Afër tyre ka shumë policë.
Ndeshja nis në orën 20:45 dhe është vendimtare për fatin e dy kombëtareve në rrugën drejt Evropianit 2020. Nëse Kosova fiton shton ndjeshëm shanset për kualifikim, ndërsa nëse fiton Çekia ajo do të sigurojë automatikisht kualifikimin.