“Terroristët me maska”, të cilët terrorizuan Kosovën, a janë pjesë e njësisë speciale polake me veprim dhe qëndrim në Kosovë?

Gjatë ditës kur ish-presidenti Hashim Thaçi po e vizitonte babain e tij të sëmurë, në sy ranë forcat policore të Gjykatës Speciale të cilët e përcillnin.
Më shumë sesa policë, ata dukeshin si hajdutë që vunë maskat për të plaçkitur ndonjë bankë. Ata e trajtuan një udhëheqës të procesit të lirisë dhe pavarësisë si kriminel, ndërsa qytetarët, stafi mjekësor, policët e Kosovës dhe pjesëtarët e sigurimit të QKUK-së, e trajtuan ashtu siç është, si çlirimtar.
Në webfaqen e policisë polake, thuhet se policët polakë përbëjnë grupin më të madh kombëtar që merr pjesë në misionin EULEX.
Në vitin 2020, kur ishte arrestuar Hysni Gucati, zyrtarisht policia e Polonisë e mori përgjegjësinë për arrestimin e tij.

Mësohet se njësiti-antiterror polakë e arrestoi Hysni Gucatin dhe një pjesë prej tyre morën pjesë edhe në shoqërimin e Hashim Thaçit. Ata janë me mision në Kosovë dhe veprojnë në kuadër të EULEX-it.
Sipas policise polake, Wojciech Wójcik është shef i tyre në Kosovë.
Këta bëjnë asistimin, por hetuesit e Gjykatës Speciale janë edhe me prejardhje kroate e serbe, kishte thënë gazetari Haxhiu.
Hetuesi i cili e kishte ndaluar Nasim Haradinajn ishte hetuesi suedez, Daniel Moberg. Ai ishte edhe dëshmitar kundër Nasim Haradinajt në procesin gjyqësor.

