fbpx
Lajme

Demaçi: Isha me Albinin, e mora zarfin, Rugova e kishte pranuar Jugosllavinë si shtetin tonë

I ndjeri, veprimtari i çështjes kombëtare z. Adem Demaçi në vitin 2014, kishte treguar disa detaje të pathëna më herët për figurën dhe veprimtarinë e ish Presidentit tashmë të ndjerë, z. Ibrahim Rugova.

Ai kishte treguar se si bashkë me Albin Kurtin i cili duket se ishte në rolin e përkthyesit, kishte takuar ndërkombëtarin Robin Kuk i cili ishte dakorduar me Ibrahim Rugovën paraprakisht për marrëveshjen dhe 10 pikat e panegociueshme.  Robin Kuk ishte Ministri I Punëve të Jashtëme të Britanisë.

“Ai ka qenë që i ka thënë Kukut, kur e kam marrë unë zarfin prej Kukut me ato 10 pikat e panegociueshme, bashkë me Albinin kam qenë, ka qenë dimër, janar kur kemi shkuar në Shkup, tha qe sa ja dorëzova Presidentit Rugova edhe ai mua më tha që unë këtë e nënshkruaj pa e lexu hiç, unë i thash Albinit thuaj zotërisë që unë nuk jam i meqëm si Rugova me nënshkru pa e lexu hiç, kur shkum ne atje nalt në dhomën tonë, çka me pa, pika e parë ish me e pranu Jugosllavinë si shtetin tonë, kështu që janë shumë argumente të parrëzueshme”.

VIDEO: https://www.youtube.com/watch?v=eGjTrAvxt_0 1:08:00

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close