fbpx
Lajme

Tetë nga nëntë të shëruarit prej koronavirusit janë nga Malisheva

Tetë nga nëntë personat e shëruar nga koronavirusi të shtunën janë nga Komuna e Malishevës.

Kështu ka bërë të ditur kjo komunë që ka thënë se tash numri total i të shëruarve në Malishevë ka shkuar në 31.

Deri tash në Malishevë janë regjistruar të infektuar 70 persona, me një rast që ka pësuar me fatalitet. 31 persona janë shëruar e 36 janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive apo në shtëpitë e tyre.

Në nivel vendi, janë regjistruar 510 raste me Covid-19. 93 persona janë shëruar e 12 kanë vdekur.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close