fbpx
Lajme

Thaçi arrin tek objekti i Speciales, në ditën e dytë të intervistimit

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka sot ditën e dytë të intervistimit në kuadër të Dhomave të Specializuara lidhur me pretendimet kinse për krime luftë gjatë viteve 1998-1999.

Thaçi me të arritur në objektin e Speciales nuk ka dashur të deklarohet për media, pavarësisht se media të shumta ishin të pranishëm në vendin e ngjarjes, raporton Indeksonline.

Thaçi dje pati intervistimin e parë në Hagë, ku para se të hynte në intervistim para mediave deklaroi se kjo ftesë është tentativë për njollosjen e luftës së UÇK-së dhe është një lloj propagande politike në momentet më kyçë, ku gjendet shteti i Kosovës në këtë fazë të dialogut me Serbinë.

“Sot jam këtu në respekt të ëndrrës time dhe për atë që kam luftuar, një Kosovë të lirë dhe të pavarur, bazuar në të drejta të barabarta dhe në sundimin e ligjit. Jam gati të përballem me sfidat e reja dhe të fitoj, për djalin tim, për familjen time dhe për vendin tim. Askush nuk mund ta rishkruajë historinë. Ky është çmimi i lirisë. Unë besoj në paqe, në të vërtetën dhe në drejtësi. Unë besoj në dialog dhe në marrëdhënie të mira me vendet fqinje. Kosova është një histori suksesi dhe unë jam shumë krenar. Destinacioni i Kosovës është integrimi në Bashkimin Evropian, NATO dhe marrëdhëniet e mira me SHBA,” deklaroi dje Thaçi.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close