Epilogu

“Gjatë luftës, Thaçi ndjeu diçka që t’i rridhte në qafë. Vendosi dorën dhe pa se ajo iu përgjak”

Nga libri i fundit i Blendi Fevziut është shpërndarë në disa mediume një pjesë shumë e shkurtër ku përshkruhet një ngjarje shumë interesante gjatë periudhës së luftës.

24 orë pas sulmit serb mbi Drenicën, Hashim Thaçi me Sylejman Selimin dhe njësitin që e shoqëronin ishin ende nën rrethim. Ato pak forca që ishin aty, vendosën të barrikadohen dhe të mos lëvizin prej atij pozicioni. Në mes të këtij tensioni ndodhi edhe një ngjarje që u bë objekt shakashë për disa ditë me radhë“.

Autori më tutje tregon se “Ndërsa po tërhiqeshin për të kaluar nga një pozicion në tjetrin, një granatë ra fare afër vendit ku po ecte formacioni i UÇK-së. Hashim Thaçi ndjeu diçka që t’i rridhte në qafë. Vendosi dorën dhe pa se ajo iu përgjak. Gjithë seriozitet thirri: “Mua më paska rrok burra”. Të gjithë ndaluan duke menduar se ishte plagosur nga ciflat e predhave, por ishte thjesht një gërvishtje nga ndonjë gjemb a copë xhami, në momentin që zvarritej për t’u larguar”.

Mëtej autori i tekstit tregon se ajo plagë ishte shndërruar në barcoletë mes luftëtarëve gjatë gjithë ditës.

Exit mobile version