Ish kryetari i PDK-së z. Hashim Thaçi kishte mbajtur disa tubime në Drenicë, respektivisht në Skënderaj dhe Drenas. Ai nga aty kishte dërguar një mesazh për disa ish anëtarë të PDK-së të cilët kishin provuar ta dobësonin PDK-në në Drenicë.
Ai kishte thënë se “disa e mira i ka qu peshë”, por Drenica ishte bastion i PDK-së, si dhe çdo familje drenicake ishte bazë e UÇK-së dhe secili është çlirimtar.
Hashim Thaçi sa ishte kryeministër kishte investuar shumë në Drenicë, sepse ai vend ishte vend i djegur nga forcat e okupatorit. Pavarësisht asaj, ai ishte kritikuar se shumicën e investimeve po i dërgon në Drenicë.
VIDEO: https://www.youtube.com/watch?v=F5Cf8w-gyBE