Epilogu

Thaçi e Veseli të shantazhueshëm për shkak të Speciales? Enver Hasani: A po e shihni që s’po del ashtu

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka goditur ashpër propagandën disavjeçare të kryeministrit aktual të Kosovës, Albin Kurtit, i cili në vazhdimësi kishte akuzuar ish-drejtuesit e UÇK-së, Hashim Thaçin e Kadri Veselin, se janë të shantazhueshëm në dialogun me Serbinë për shkak të Gjykatës Speciale, shkruan Demokracia.com.

“A po del ashtu? Jo! A po e sheh që s’po del…”, ka thënë Hasani, në emisionin Pressing të T7.

Për më tepër, sipas ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese, koncesione edhe më të mëdha po kërkohen nga Albin Kurti.

“A po del ashtu? Jo! A po e sheh që s’po del… A e sheh që ai percepcion që ata që janë sot në Hagë kanë qenë të shtazhueshëm, po del që nuk është kështu, sepse të njëjtat koncesione po kërkohen edhe prej këtyre… Koncesionet që kërkohen këtu janë shumë më të mëdha sesa ndaj atyre. A e sheh që nuk ka lidhje?!”, ka thënë Hasani.

Sipas Hasanit, problemi ka qenë gjithmonë te përdorimi politik i dialogut me Serbinë.

“Çështjet e marrëdhënieve me Serbinë në Kosovë kanë qenë objekt i problemeve të brendshme politike pozitë-opozitë, në ndërkohë që në Serbi problemet kanë qenë të kundërta: atje ka pas dhe ekziston një konsesus absolut sa i përket premisës themelore të Dobrica Qosiqit, sa i përket edhe Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjës, ato nuk lëvizin. Modalitetet tjera që i shohim në debate, pozitë-opozitë, përfshirë dhe botës mediale, në 90% të rasteve, janë trend i kundërt me neve”, ka thënë Hasani. /Demokracia.com/

Exit mobile version