fbpx
Lajme

Thaçi flet nga Haga: Qëndrimet e Qeverisë Kurti na kanë dëmtuar sa kanë mundur, në luftë mund të ishim vrarë

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili gjendet në paraburgim në Gjykatën Speciale në Hagë ka treguar arsyet pse refuzoi të takohet me zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë.

Thaçi ka thënë se kjo vizitë u bë në kulmin e fushatës zgjedhore.

”Ato nuk erdhën të interesohen për ne, por donin të përdornin takimin me mua, në kulmin e fushatës elektorale në Kosovë. Qeveria e Kosovës nuk na ndihmoi duke na sjellë kafe apo duke na pyetur a u dhemb koka këtu ku jemi. Këto i sigurojmë vetë. Ata na ndihmojnë me qëndrime publike, por pikërisht nga këto qëndrime na kanë dëmtuar sa kanë mundur. Përveç qeverisë së Shqipërisë, askush nuk na ka ndihmuar”, i ka thënë Thaçi gazetarëve shqiptarë Mero Baze e Filip Çakuli gjatë një vizite që i kanë bërë atij në dhomat e paraburgimit në Hagë, në njëvjetorin e qëndrimit të tij aty.

Në një shkrim të gjatë ka ndarë momente dhe biseda që bashkë me Filip Çakulin i kanë bërë ish-presidentit Thaçi.

Sipas tij Thaçi i ka thënë se është i fortë.

”Kur mendoj që dhe mund të ishim vrarë në luftë, mendoj se gjithçka tjetër na bën më të fortë”, – thotë pa shumë patetizëm, në dhomën e ngushtë të vizitorëve ku unë [Mero Baze] përpiqem të bëj humor me formën e mirë fizike apo regjimin e tij ditor në palestër”, shkruan ai.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close