Epilogu

Thaçi fton deputetët pa dallim partie, të jenë të bashkuar për ratifikimin e demarkacionit

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi është deklaruar pas vendimi të Qeverisë së Kosovës për të proceduar në Kuvendin e Kosovës raportin për marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Me këtë rast, Thaçi, ka përgëzuar Qeverinë e Kosovës për vendimin e marrë duke thënë se do të besoj në vullnetin politik dhe shtetërore të përfaqësuesve të Kosovës.

Gjithashtu ai ka ftuar të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës që pavarësisht përkatësisë partiake, të jenë të bashkuar në ratifikimin e kësaj marrëveshje ndër-shtetërore.

Ky është postimi i plotë:

E mirëpres dhe përgëzoj Qeverinë e Republikës së Kosovës për vendimin e sotëm për të proceduar për ratifikim në Kuvendin e Republikës së Kosovës marrëveshjen për shënimin e vijës kufitare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Dua të besoj në vullnetin politik dhe shtetëror të përfaqësuesve të zgjedhur të qytetarëve, por njëkohësisht ftoj të gjithë deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, pavarësisht përkatësisë partiake të tyre, që të jenë të bashkuar në ratifikimin e kësaj marrëveshjeje ndër-shtetërore.

Ratifikimi i marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi i jep fund izolimit të vendit tonë, duke mundësuar heqjen e regjimit të vizave, por edhe e forcon subjektivitetin ndërkombëtar të shtetit tonë.

Me vendimin e sotëm të Qeverisë merr fund saga e debateve shterpe akademike, e cila duke mos sjellë asnjë argument të ri, për tri vite me radhë ka prolonguar izolimin e qytetarëve të vendit, duke shkaktuar konfuzion dhe frikë se kinse Kosova rrezikon të humbet territor.

Tani është koha që Kuvendi i Republikës së Kosovës të marrë vendimin e vet meritor në interes të qytetarëve të vendit, të cilët me durim të pashembullt janë duke pritur me vite të tëra heqjen e vizave, respektivisht heqjen e izolimit. HTH.

Exit mobile version