Epilogu

Thaçi ishte përplasur me UNMIK-un në 2012, në kohën e tij u ndërtuan mbi 200 shtëpi në veri të Mitrovicës, shumë më shumë se Kurti

Qeveria Kurti ka nisur ndërtimin e disa shtëpive në veri të Mitrovicë. Ka nisur procedurat për ndërtimin e dhjetëra shtëpive, shumë më pak se Qeveria Thaçi dhe qeverisja e Avni Kastratit i cili ishte kryetar i Mitrovicës në vitin 2012. VV ka provuar përmes propagandës mediatike të bëj fushatë me këtë iniciativë, gjoja nuk kishte ndodhur asnjëherë më herët.

Por, rreth vitit 2012, në kohën sa kryeministër i Kosovës ishte Hashim Thaçi u ndërtuan mbi 200 shtëpi për familjet shqiptare në veri të Mitrovicës. Madje, kryeministri Hashim Thaçi ishte përplasur edhe me UNMIK-un të cilët kanë bërë përpjekje për t’i ndaluar punimet atë kohë.

https://www.youtube.com/watch?app=desktop&v=rKAli6S_KJE&pp=ygUYdGhhY2kgc2h0ZXBpdmUgdmVyaSAyMDEy&fbclid=IwAR0p49XHxUlLUccJRZwiwfxHXziKUYxZTpjhiHyMkasAVcmcd6mr2OOmSnA

“Qeveria e Kosovës mbështet fuqishëm ndërtimin e shtëpive në pronat e tyre për qytetarët në veri, pa dallime etnike. Qeveria e Kosovës do të jetë pranë qytetarëve aty që të mos ketë asnjë pengesë prej kujtdo qoftë. UNMIK-u nuk ka të drejtë as morale, as legale, as legjitime të pengoj apo të pretendoj të pengoj ndërtimin e shtëpive dhe rikthimin e qytetarëve në shtëpitë dhe pronat e tyre”, kishte thënë Thaçi, në hapje të mbledhjes së Qeverisë në vitin 2012.

https://kallxo.com/gjate/thaci-unmik-u-smund-te-pengoje-rindertimin-ne-veri/

Disa nga raportimet e vitit 2012 për ndërtimet e shtëpive shqiptare në veri të Mitrovicë. Disa faza me nga 25 shtëpi e disa të tjera me nga 40 shtëpi. Mbi 200 shtëpi gjithsej.

Exit mobile version