Epilogu

Thaçi në 1992: Ia tërheqi vërejtjen Serbisë që të mos luaj me zjarrin se vet do të digjet në të

Një video të cilën një lexues ka dërguar për klankosova.tv, flet shumë për daljen e parë publike të Presidentit aktual të Kosovës, Hashim Thaçi.

Fjalimi i tij ishte regjistruar në Llaushë të Drenicës më 30 maj të vitit 1992. Ai shihet të merrte pjesë, në varrimin e të vrarit Sami Babaj, njofton Klan Kosova.

Në ato momente Hashim Thaçi atëbotë student 24 vjeçar, dëgjohet me tone patetike duke iu drejtuar politikanëve serbë të asaj kohe me fjalët që të mos luajnë me zjarrin.

”Ia tërheqi vërejtjen hegjemonizmit sllavo-madh që të mos luaj me zjarrin sepse përndryshe do të vijë koha kur vetë do të digjet në të”, deklaron Thaçi para të pranishmëve.

https://www.youtube.com/watch?v=KB3SnBuYNX8VIDEO

Exit mobile version