fbpx
Lajme

Thaçi në 2010 përpos ndërtimit të 200 shtëpive në veri të Mitrovicës, kishte ndarë 5 milionë euro për infrastrukturën dhe Trepçën

Deri në ardhjen e Hashim Thaçit në krye të Qeverisë së Republikës së Kosovës, në veri të Mitrovicës nuk ishte ndërtuar asnjë shtëpi.

Në mandatin e tij të parë, Hashim Thaçi e trajtoi me prioritet të lartë kthimin e shqiptarëve në pronat e tyre në veri të Mitrovicës.

Nëse hyni tek faqja e Qeverisë së Kosovës aty mund të shihni vendimet e shumta që kryeministri Hashim Thaçi kishte marrë për veriun e Mitrovicës.

Me datë 25 gusht 2010, kryeministri i atëhershëm Hashim Thaçi i kishte ndarë 5 milionë euro për veriun e Mitrovicës; për ndërtimin e infrastrukturës, kthimin e shqiptarëve e ndërtimin e shtëpive të tyre dhe për Trepçën.

Gjatë mandatit të tij të parë janë ndërtuar së paku 78 shtëpi vetëm te Kroi i Vitakut, pa përfshirë pjesët e tjera. Po ashtu, ai rregulloi edhe infrastrukturën në atë pjesë.

Nazim Ismajli, kryetar i këshillit të veriut, prej shtëpisë së Ali Kadriut, në vitin 2019 kishte treguar se PDK ndërtoi rreth 80 shtëpi te Kroi i Vitakut.

“Ky ndërtim që është bë, u bë prej Partisë Demokratike të Kosovës, të bëhemi transparent dhe të tregojmë të drejtën, deri në vitin 2008 asnjë parti politike nuk ka investuar në veri, kjo ka qenë tmerr, kurse prej 2008 e deri më sot vetëm në Kroin e Vitakut janë kthyer/ndërtuar afër 80 shtëpi”, kishte thënë Nazim Ismajli.

https://www.youtube.com/watch?v=9fRV5q0W0wk

Simboli i veriut të Mitrovicës, Ali Kadriu, kishte falënderuar PDK-në duke thënë se kjo parti ka bërë punë të madhe në këtë pjesë.

“PDK ka ba një punë të madhe, mirëpo pushtetet tjera dhe qeveritë tjera që kanë ardh, edhe lokale, edhe qendrore, asnjë tullë nuk e kanë qit këtu”, ishte shprehur Ali Kadriu.

https://www.facebook.com/bedrihamza.official/videos/405865714222786

Hashim Thaçi, si kryeministër i Republikës së Kosovës kishte vizituar kullat e Ali Kadriut.

Për rindërtimin e dy shtëpive të tij, Qeveria e Kosovës asokohe ka investuar 142 mijë euro.

https://www.ekonomia.info/sq/politike/thaci-impresionohet-me-projektet-kapitale-ne-mitrovice

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close