“Keqpërdorimet me veteranë duhet të hetohen dhe gjithashtu nuk duhet të bërë presion organeve të drejtësisë. Duhet të mbrojmë rendin dhe ligjin, mirëpo duhet të mbrojmë edhe emrin e UÇK-së. Të gjithë e dijmë se në listat e veteranëve nuk kanë qenë më shumë se 12 deri në 15 mijë luftëtarë me uniformë dhe armë në dorë”, kishte thënë Thaçi.
Njëri nga themeluesit kryesor të Thaçi UÇK-së z. Hashim Thaçi kishte treguar ekskluzivisht në një intervistë të rrallë për Blendi Fevziun në emisionin Opinion se sa luftëtarë kishte nga viti 1992 e deri tek fillimi i luftës së armatosur.
“Në vitin 1992 nuk kemi qenë më tepër se 15-20 persona, ndërsa në 1997 rreth 200 luftëtarë“.
Pas rënies së Familjes Jashari atëherë UÇK kishte marrë hov të madh dhe mijëra djem e vajza iu kishin bashkangjitur UÇK.