Epilogu

Thaçi para 3 viteve: Sveçla provoi t’i zhduk faktet e laboratorit të drogës nga depoja e aseteve të konfiskuara

Të gjithë po pyesin se nga ka ardhur droga dhe ku është përpunuar, në cilin laborator, në rastin e asamblistit të Vetëvendosjes të kapur dje në Shqipëri.

Ish presidenti Hashim Thaçi para 3 vjetëve kishte alarmuar opinionin publik se pikësisht Albulena Haxhiu dhe Xhelal Sveçla kishin provuar t’i zhdukin disa prova nga depoja e aseteve të konfiskuara dhe sekuestruara që ndërlidhej me një lobratorator të madh të drogës të lidhur me njerëzit e VV-së.

Postimi i tij i plotë para 3 vjetëve:

Këto pamje dëshmojnë një prej inkriminimeve të Grupit Kurti dhe familjes politike të Ministres së Drejtësisë. Janë pamje nga laboratori i drogës në Prishtinë, që me anëtarin tjetër të këtij grupi kriminal, Xhelal Sveçlën, ditë më parë u përpoqën t’i zhdukin si fakte inkriminuese nga depoja e aseteve të konfiskuara dhe të sekuestruara. Është koha që të përballen me drejtësinë! HTH

Exit mobile version