Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për RTV21, ka thënë se Qeveria e re do ta ketë mbështetjen e tij.“Nga nesër është një mundësi për një kapitull të ri, se sa do të shfrytëzohet i mbetet kohës dhe njerëzve që do të marrin përgjegjësin për të dëshmuar”, ka thënë Thaçi.
Duke folur për dialogun, Thaçi ka thënë se Qeveria e re duhet t’i marrë përgjegjësitë që i takojnë. “Të punojmë së bashku pozitë- opozitë, të punojmë që çdo zgjidhje që mund të pranohet prej Kosovës natyrisht duhet të kalojë përmes Kuvendit ose unë jam edhe përmes referendumit”, ka thënë Thaçi.
Seanca për formimin e Qeverisë së re është caktuar të mbahet nesër në orën 11:00. Në LDK janë të bindur se i kanë votat për formimin e Qeverisë Hoti. Lëvizja VV tha se edhe nesër do të jenë në anën e qytetarëve.