Hashim Thaçi në kohën sa ishte kryeministër kishte rritur pagat për të gjitha kategoritë e sektorit publik. Gjithashtu, ishin rritur edhe pensionet për të gjitha kategoritë shoqërore.
Një nga sektorët më kontributdhënëse dhe të ndjeshme, sigurisht ishin edhe pjesa e invalidëve të UÇK-së. Thaçi rriti pensionet e invalidëve e UÇK-së me dëmtim 80%, nga 174 në 673 euro, rritje 390%.
Pavarësisht kundërshtimeve të FMN-së, ai nuk hezitoi dhe i rriti pagat edhe pse fillimisht ishte përplasur edhe me eksponentët ndërkombëtar për këto rritje të pagave dhe pensioneve. Nga ai moment pothuajse më shumë pak janë rritur pagat dhe ka pasur tendencë të rishqyrtohen këto vendime dhe të ulen në sektorë të caktuar.