Epilogu

Theresa May mund të ‘veprojë në Siri pa votat e deputetëve’

Theresa May duket e gatshme të bashkohet me aksionin ushtarak kundër regjimit të Asadit në Siri, pa kërkuar pëlqimin parlamentar, kanë thënë burime të mirëfillta për BBC.

Siç shkruajnë mediat britanike, përcjell Telegrafi, ajo mund të merr një vendim të tillë për faktin se dëshiron të parandalojë një përsëritje të sulmit kimik pranë Damaskut, të cilin ajo e përshkroi si “të neveritshëm”.

Sipas burimeve të mediave, May konsideron se është e nevojshme të veprohet urgjentisht.

Përveç kësaj, ajo nuk dëshiron “të vonojë” vendimin e Presidentit të SHBA, Donald Trump, dhe kërkon të shmangë pengesat e shkaktuara nga procedura e miratimit të parlamentit. /epilogu/

Exit mobile version