“Thuhet që Mehajn e kanë sulmu në zyre, janë nxjerr edhe alltiat në zyre, Shemsi Syla ishte armiku kryesor i tij”
Shkruan: Berat Buzhala
Rifat Latifi, Armend Mehaj…. dhe Donika Gervalla
Ministri i Shendetesise Rifat Latifi, mjek me emen e me nam ne Amerike dhe Armend Mehaj, ushtarak me emer e me nam ne Norvegji, ishin dy prurjet e Kurtit nga diaspora, si dy eksperte te shquar e me reputacion. Rifatin e detyruan te jepte doreheqje. Thuhet qe mafia farmaceutike qendronte fuqishem prapa shkarkimit te Latifit. A e dini qe Arben Vitija eshte minister? Gjithashtu a e dini qe gjendja ne shendetesine kosovare, jo qe nuk eshte permiresu, por po degradon shpejt dhe keq.
Pra, sistemi e abortoi Latifin.
I njejti sistem duket qe e abortoi edhe ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj. Veprimtaria e tij ne FSK ka qene pothuajse e pamundur. Zevendesi i tij ka qene armiku kryesor i tij. Thuhet qe edhe e kane sulmu ne zyre. Thuhet qe jane nxjerr edhe alltiat ne zyre. Gjithcka thuhet, kurse kurrkush nuk jep shpjegime.
Ajo qe dihet eshte qe nje kuader i NATO’se u detyru me dhane doreheqje, per arsye ‘familjare’. E abortoi sistemi edhe kete. Sistemi i Kurtit e Sveqles e duron dhe e meriton vec çiftin e Shemsi Syla.
Me fjale te tjera, prej diaspores ne qeveri per momentin e kena vec Donika Gervallen. Eh, Doniken nuk e aborton sistemi, sepse ajo eshte vete sistemi.