Deputeti i LDK-së, Arben Gashi ka qenë kundër që të diskutohen temat e Bordit të ARKEP dhe AKP-së. Ai tha se opozita nuk ka pasur njohuri se do të diskutoheshin këto dy tema.
Pas fjalës së tij, Gashi ka shkuar për një konsultë te kryesuesja e seancës, Saranda Bogujevci. Aty ka biseduar edhe me ministrin Hekuran Murati, ku shihet duke i thënë ‘Ti po ma çon gishtin mu a”.
Më pas Bogujevci i thotë të shkojë në vend.
“Zotni, ulu në vend. Dil ulu në vend thash, edhe nuk kam…(nuk kuptohet) u kry. S’po më intereson hiç”./Periskopi/