Ka nisur festa në Prishtinë.
Tifozë të Anglisë dhe Kosovës janë duke festuar së bashku në Prishtinë, një ditë para ndeshjes së madhe në futboll në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Pritja e ngrohtë që kosovarët u kanë bërë anglezëve, i ka pushtuar ata tërësisht dhe janë duke kënduar nëpër lokale të Prishtinës.
Gjatë festës me tifozë kosovarë, fansat anglezë dëgjohen edhe duke kënduar “F*ck Serbia” si dhe “Serbinë e rrahin kudo që shkon” .
Tifozët anglezë gjatë gjithë ditës kanë qenë të befasuar me mikpritjen që u kanë bërë kosovarët, duke shprehur përvojën e tyre 24 orësh në rrjetet sociale, e nëpër televizione të ndryshme.
Ata kanë premtuar se tani e tutje, do ta vizitojnë më shpesh Kosovën.