Skuadra e Prishtinës ka vite që nuk ka luajtur në stadiumin kryeqytetas, për shkak se ky i fundit është duke u riparuar.
Madje, klubi bardhekaltër është duke luajtur ndeshjen e rëndësishme të Europa Ligë ndaj FC Fola, në stadiumin “Adem Jashari”, Mitrovicë.
Një tifoz nuk ka mundur të udhëtojë në Mitrovicë, por ka bërë një gjë kreative.
Shkëlzen Behrami nga Prishtina, është tifozi i parë që e ka shikuar klubin e Prishtinës nga stadiumi kryeqytetas.
Ai është ulur në tribuna dhe e ka lëshuar ndeshjen e Prishtinës ndaj Folas në telefonin e tij.
Kujtojmë që nëse Prishtina kualifikohet në raundin tjetër do të luaj ndaj kundërshtarit belg, Genk.