Time Kadrijaja e AAK’së i ka reaguar ministrit Lumir Abdixhikut, i cili tha se sulmi me vezë është bërë nga ata që po kanë frikë se Kosovës po i vjen era shtet me qeverisjen e re, shkruan Gazeta Metro.
Kadriaj ia ka përmendur Abdixhikut pasurinë që sipas saj e ka bërë me tenderat në KEK, derisa rrogën e ka më të vogël se deputetja e AAK’së.
“Lumir era shtet i vjen kur të na tregojshë tenderet e fituar nga te afermit tuaj në KEK dhe pasuria jote shumë e madhe me rrogen ma te vogel se unë”, ka shkruar ajo në Fcebook.
Ky është shkrimi i plotë:
Lumir era shtet i vjen kur të na tregojshë tenderet e fituar nga te afermit tuaj në KEK dhe pasuria jote shumë e madhe me rrogen ma te vogel se unë.
Frizuren e ki te mirë,
ama taksa pa njohje ka kosto,
Mos e ktheni Rusinë dhe Serbin në Kosovë, tjerat hallall!/gazetametro.net