Avokati Tomë Gashi i cili publikisht e ka pranuar se ka punuar gjyqtar në një kohë aspak të duhur, ka filluar një fushatë kundër deputetes znj. Blerta Deliu Kodra. Ai e kishte pranuar se ka punuar gjyqtar deri në vitin 1992. Poashtu, edhe gazetari Milaim Zeka e kishte quajtur avokatin Tomë Gashi se është gjyqtar i Milloshevicit.
Pavarësisht kësaj, ai ka akuzuar Blerta Deliun duke i dalur në mbrojtje UÇK-së. Nga të dhënat zyrtare, Blerta Deliu i ka të masakruar 23 anëtarë të ngushtë të familjes në Masakrën e Rezallës. Poashtu, familja e bashkëshortit të saj, Kodra nga Prekazi janë nga themeluesit e parë të UÇK-së dhe aksionistët e parë bashkë me komandantin legjendar Adem Jashari.
Tomë Gashi ka shkruar në profilin e tij në facebook se;
Deri sot nuk ka pas akt më të rëndë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës sesa themelimi, krijimi, dhe votimi i Gjykatës Speciale në Parlamentin e Republikës së Kosovës. Sot ishte edhe më rëndë, ishte edhe më keq, ishte edhe më poshtëruese kur deputetja e PDK-së në Kuvendin e Republikës së Kosovës Ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare i quan TERRORISTA!