fbpx
Lajme

Tomë Gashi i thotë Milaim Zekës ta sqarojë opinionin pse Kadri Veselit e quajti “Znaqk”

Avokati i njohur dhe përkrahësi i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Tomë Gashi ka shprehur keqardhje për disa deklarata të ish-deputetit, Milaim Zeka, të bëra para disa ditësh në Televizionin Publik të Kosovës.

“Tomë Gashi, për turpin ma të madh, fyen dhe poshtëron në RTK Nol Nushin. A i ke nga nanës apo motrës. Pas përfundimit të emsioinit i ka thënë: “Ty të kanë përdhunu në zyrat e VV-së”, ishte deklarata e Zekës.

Mirëpo, sipas avokatit Gashi këto nuk qëndrojnë aspak, transmeton Indeksonline

“Besojë se këto janë keqpërdorime të prezencës së Milaim Zekës në RTK.  Ai nuk e ka kuptu esencën për atë që e kam thënë. Për atë që aludon ai nuk është ashtu. Ne kemi debatuar deri në atë fazë ku Nol Nushi u morr me djalin tim. Çfarëdo që i ka ndodhë atij në VV ka të drejtën njerëzore t’i bëjë publike. Pasi ka pas aludime se nuk ka pas situata, sipas disave, derisa ata kanë qenë në VV”, ka thënë ai.

Ndërsa, Gashi ka shtruar një pyetje se pse Zeka është quajtur “Znaqk” nga kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

“Znaqk, Kadri Veseli e ka quajtur.  Dy personat që e dinë: Kadri Veseli që ka qenë shef i SHIK-ut dhe pse e ka quajt “znaqka”. Ai mund të jep sqarime. Sepse Veseli  si shef i SHIK-ut deri 2008 ka shumë informata për njerëzit që i quan kështu. Unë vetëm e di që tentimi i dëmtimit të kredibilitetit të një partie është e dirigjume nga të tjerët”, është shprehur ai.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close