Epilogu

Tomë Gashi publikon dokumentin: Kjo është dëshmia e Milaim Zekës kundër UÇK-së

Avokati Tomë Gashi ka publikuar sot një dokument, që pretendon se është dëshmia e ish-deputetit dhe gazetarit Milaim Zeka në rastin Drenica ku e akuzon këtë të fundit se para gjyqtarëve të EULEX-it ka dëshmuar kundër UÇK-së.

Sipas Gashit, Milaim Zeka ka deklaruar në EULEX se UÇK-ja ka pasur shumë kampe ndalimi.

“Znaqka deklaron në gjykatë se ka pas shumë kampe te UÇK-së, se ka informata kush do te akuzohet nga Gjykata Speciale, duke filluar nga Hashim Thaçi, kryeparlamentari ( Kadri Veseli), dhe per qudi të gjitha deshirat po i realizohen. Tani prokurori i Eulexit bindet se paska pas shume kampe te UÇK-së. Milaim Zeka, e njofton prokurorin e Eulexit se nga Salustro, ato ishin ( kampe te UÇK-se), Likovci, Klecka, dhe sipas tij edhe Dukagjini”, ka shkruar ai.

Për ju televizionet që doni me ruajt si sytë e ballit Milaim Zeken- Znaqken!

Kjo është dëshmia në Gjykatë e Milaim Zekes, të cilin ish shefi i Shikut z.Kadri Veseli e din pse e quan Znaqkë.

1. Znaqka konfirmon se kishte këmbim të informatave për rastin Drenica, ku u akuzua Sylejman Selimi, Sami Lushtaku, dhe 15 pjestarë te UÇK-së për krime të luftës.
Saulustro pas ketij rasti shkoi në Beograd me 2016, ku u punësua në zyren e prokurorit për krime të luftës, e cila prokuori bashkëpunon me Gjykaten Speciale kunder UÇK-së.

2. Edhe prokurori i Eulexit-nuk mendon se ka pas shumë kampe të UÇK-së, por Milaim Zeka thot ndryshe ne pikën 3.

3. Znaqka deklaron në gjykatë se ka pas shumë kampe te UÇK-së, se ka informata kush do te akuzohet nga Gjykata Speciale, duke filluar nga Hashim Thaçi, kryeparlamentari ( Kadri Veseli), dhe per qudi të gjitha deshirat po i realizohen !

4. Tani prokurori i Eulexit bindet se paska pas shume kampe te UÇK-së.

5. Milaim Zeka, e njofton prokurorin e Eulexit se nga Salustro, ato ishin ( kampe te UÇK-se), Likovci, Klecka, dhe sipas tij edhe Dukagjini.

6. Avokati Gregor Guy Smith, dhe une, tentuam ta ndalojme Znaqken, të vazhdoj të këndoj, por pa sukses, sepse Znaqka kishte vendosur te flas sipas tij për kampet e UÇK-së.

7. Znaqka vazhdon te flas per kampet e UÇK-se, sipas tij ne Dukagjin, ne Llap, ishte edhe nje kamp edhe ne Kukes ne Shqiperi dhe tjera qe nuk i kujtohen…e per qudi implikon edhe Shqiperine pa e pyetur askush !

Kjo eshte vetem nje faqe e deshmise se Znaqkes ne Gjykate, me 03 shkurt 2016,(Gjykata Themelore e Mitrovices P 51/14).
Ne avokatet e mbrojtem mire Znaqken, ai u liru ne Gjykate, por akuzat e tij kunder UÇK mbetën !

është e sigurtë që këto deshmi të Znaqkes janë në Gjykaten Speciale, tash po e pres Eulexin, se me ka marrë malli për Nasim Haradinajn, dhe per Hysni Gucatin.


Exit mobile version