Në emisionin DPT te Fidan Jupolli, avokati i njohur Tomë Gashi, është shprehur se “populli nuk është kërkah” duke u shprehur se nuk e di që Gjykata Speciale as që ka lidhje me Kosovën.
Në Gjykatën Speciale shqiptarët e Kosovës as nuk kanë të drejtë të aplikojnë. Sipas avokatit Tomë Gashi, Gjykata Speciale ka bashkëpunuar me Prokurorinë serbe për deponimin e dosjeve kundër UÇK–së.
Tomë Gashi gjithashtu ka theksuar faktin se Gjykata Speciale po tenton ta ndryshojë historinë e luftës së fundit në Kosovë.