Epilogu

Tomë Gashi vërteton “shpifjet” e tij, thotë se Maraj nuk është marrë në pyetje për atentat ndaj Rugovës

Artikull nga Lajmi / 2016: Pas deklaratës së ish- këshilltarit special të presidentit historik, Ibrahim Rugova, Ramë Maraj ka reaguar avokati Tomë Gashi.

Ramë Maraj, ka thënë se do të bëjë padi ndaj avokatin Tomë Gashi, për “shpifjet” që ky i fundit ka bërë duke thënë se Maraj është marrë në pyetje nga UNMIK-u për atentat ndaj ish- presidentit Rugova.

Ndërsa, Gashi për lajmi.net ka thënë se është e vërtetë ajo se çfarë ka thënë Maraj, sipas tij Maraj nuk është marrë në pyetje nga UNMIK-u.

“Ajo se çfarë po thotë ai se nuk është marrë në pyetje është e vërtetë, ai, kurrë nuk është marrë në pyetje nga UNMIK-u”, u shpreh Gashi.

Por, në insistimin tonë për të marrë një përgjigje të qartë se përse atëherë po akuzohet për shpifje nga Maraj, Gashi tre herë radhazi përsërit fjalinë e njëjtë.

“Ai kurrë nuk është marrë në pyetje nga prokurorët e UNMIK-ut e as nga ata të EULEX-it për rastin në fjalë”, duke mos dhënë një përgjigjej që do ta sqaronte këtë çështje.

Gashi tha se për gjëra të tjera që ai ka thënë duhet pyetur atë, pasi ai duhet ta di më së mirë atë që thotë. /Lajmi.net/

Exit mobile version